‘Vrasja e të miturës, aksident i zakonshëm’/ Gjokutaj-gazetarëve: Pse u ndërpre vettingu dhe testi i drogës për policët?

Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar pas deklaratave skandaloze nga disa gazetarë pranë qeverisë të cilët e quajtën aksident të zakonshëm vrasjen e të miturës në plazhin e Potamit nga Komisari i Policisë, Arjan Tase, i arrestuar më parë për favorizim të kultivimit të kanabisit.

Pyetje për disa gazatarë që vrasjen e të ndjerës në Potam e quajtën aksident të zakonshëm që ndodh në gjithë botën!

1. A bëhet vetting në gjithë botën për policinë dhe pse?

2. A bëhet test droge për policinë në gjithë botën dhe pse?

3. Përse u ndërprenë edhe vettingu edhe testi i drogës për Policinë në Shqipëri?’, shkruan Gjokutaj në Facebook.

Postimi i plotë i Genci Gjokutaj:

Nje pyetje per disa gazatare qe vrasjen e te ndjeres ne Potam e quajten aksident te zakonshem qe ndodh ne gjithe boten!

1. A behet vetting ne gjithe boten per policine dhe pse?

2. A behet test droge per policine ne gjithe boten dhe pse?

3. Perse u nderprene edhe vettingu edhe testi i droges per Policine ne Shqiperi?

Edhe diçka! Ne keto 3 pika po te kesh vemendjen jane me dhjetera probleme! G