Policia rri e vështron/ Motorët e ujit dhe skafet bëjnë spektakël vetëm pak metra nga Potami

Kjo është situata këtë mesditë vetëm pak metra larg nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë në Potam Himarë ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare.

Katër mjete ujore motorë deti të cilët kryejnë manovra të rrezikshme shumë pranë pushuesve teksa nga videot duket qartë që me shpejtësi të lartë një prej tyre futet edhe brenda rrethimit të qytetarëve.

Policia e shtetit ndërkohë vijon kontrollet në krahun tjetër për mjetet motorike në portin e Porto Palermos ndërsa shumë pranë tyre mjetet motorike në det bëjnë manovra duke rrezikuar pushuesit.