Drake thyen rekorde, bëhet artisti më i klikuar në të gjitha platformat në mbarë botën

Drake arrin 160 miliardë ‘streams’ në të gjitha platformat në mbarë botën!

Gjatë 13 viteve të fundit, Drake ka arritur ta vendos emrin e tij si një nga yjet më të mëdhenj në botë. Çdo projekt që ai publikon është në krye të top-listave, dhe çdo këngë solo apo bashkëpunim ka të ngjarë të arrijë të pozicionohet e para.

Tani, Drake ka arritur një sukses të ri mbresëlënëse. Sipas ‘Chart Data’, ai tani ka arritur 160 miliardë ‘streams’ (klikime), në të gjitha platformat në mbarë botën.

Drake gjithashtu u bë së fundmi artisti i parë në 2022, që tejkaloi 5 miliardë klikime.

Kjo e re vjen pasi Drake publikoi albumin e tij të shtatë surprizë, “Honestly, Nevermind”, në qershor.

Edhe pse mori kritika pasi i përket zhanrit ‘house’. ai u bë albumi i shtatë i radhës i Drake, numër ‘një’. Çdo album i tij ka arritur të kryesojë në tabelën ‘Billboard 200’. ‘Honestly, Nevermind’ është gjithashtu projekti i 11-të ‘numër një’ i Drake, në ‘Billboard 200’.