Në kërkim të një aventure të re, Depay në radarët e Juventusit

Barcelona dhe Depay duket se kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunim e tyre para fillimit të këtij sezoni të LaLigas. Paraqitjet e mira të holandezit në turneun amerikan, duket se i kanë hapur disa opsione për të ardhmen e tij.

 Sipas “Mundo Deportivo”, Juventusi është një nga skuadrat favorite për të blerë sulmuesin, por po negociohet mes klubeve për formulën e transferimit.

Blerjet e Raphinhas dhe Lewandowskit si dhe rikuperimi i Ansu Fati dhe rinovimi i Dembélé, do të ulin në mënyrë të ndjeshme minutazhin në dispozicion të Depay këtë vit.

Vetë lojtari ishte në dijeni të planeve të teknikut Xavi dhe duhet të kishte kërkuar që më parë një skuadër të re shkruan e përditshmja spanjolle.