Injektoi vaj për t’i 'fryrë' muskujt, vdes në moshën 55 vjeçare ‘Hulku’ brazilian

Valdir Segato i njohur si Valdir Synthol ose "Hulku" brazilian ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare, ditë më parë.

Bodybuilderi brazilian dhe TikToker i famshëm me më shumë se 1.5 milionë ndjekës njihej për trupin e tij muskuloz.

Por për të ndërtuar trupin që ai dëshironte të kishte Segato injektoi vaj dhe substanca të tjera pavarësisht se ai ishte paralajmëruar se rrezikohej nga goditjet në tru dhe infeksione të ndryshme.

Braziliani, me origjinë nga Sao Paulo, kishte vendosur që të bëhej si Arnold Schëarzenegger, ndërsa admironte personazhe të trilluar si Hulk.

 I pëlqente gjithashtu të njihej në zonën e tij si "përbindëshi".

Gjashtë vjet më parë, mjekët e paralajmëruan se rrezikonte amputimin ose dëmtimin e përhershëm të nervit dhe shpërfytyrimin e muskujve nëse vazhdon të injektojë vajin, por Segato po shijonte publicitetin që kishte marrë dhe donte të merrte edhe më shumë.