EMRI/ Peleshi propozon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka propozuar Shef të shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Kolonel Arben Kingji.

Ky i fundit do të zërë vendin e Bajram Begajt,i cili u zgjodh President.

Kolonel Arben Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake.

Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë. Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Ëinsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës/