35-vjeçari në Durrës, rreh bashkëshorten dhe vjehrrin

Policia e Durrësit ka arrestuar A. H., 35 vjeç.

Ky person akuzohet se ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij, si dhe i ka dëmtuar këtij të fundit, automjetin.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Kosovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehërrit të tij, si dhe i ka dëmtuar këtij të fundit, automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.