‘Sytë e mi nuk gjejnë paqe’, partnerja e Olsi Bylykut ndan dedikimin prekës mes dhimbjes

Egli Tako është një nga këngëtaret dhe artistet që ka rrëmbyer zemrat e publikut me origjinalitetin e saj.

Ajo është tepër aktive në rrjete sociale ku nuk nguron të ndaj me ndjekësit momente nga jeta.

 

Së fundmi ajo ka ndarë lajmin e trishtueshëm të humbje së maçokut të saj, Snow.

Një një postim ajo shkroi se: 

 

‘Do kisha dhënë çdo frymarrje që kam, ta ktheja kohën pas dhe e ti të ishe sërish në këmbët e mia nëpër shtëpi, por nuk e kam vullnetin mbi zotin dhe natyrën. Uroj vetëm që shpirti yt i urtë, i pastër të prehet me engjejt, e ta dish se mama do të dojë përgjithmonë e do ta kujtojë me lumturi ditën kur të solla në shtëpi.’