E mbajtën lidhjen sekret, Butrint Imeri ndahet nga Olta

Butrint Imeri prej një viti është përfolur për një lidhje me aktoren Olta Beqiri.

Dyshja janë kapur mat në disa raste edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar kurrë lidhjen.

Por tani duket se Butrinti dhe Olta i kanë ndarë rrugët.

Dy të rinjtë nuk ndiqen më në rrjetet sociale prej pak javësh, duke na lënë kështu të kuptojmë se janë ndarë.

Pak kohë më parë faqja “Vipat e Bllokut”, publikoi disa foto ku këngëtari dhe aktorja shfaqeshin të afërt me njëri-tjetrin, madje edhe të përqafuar.

Por në një deklaratë të tij, Butrinti mohoi lidhjen, duke u shprehur se ishte beqar.