Reciprociteti, Haradinaj apel qytetarëve serbë në veri të Kosovës: Ruani qetësinë, vetëpërmbahuni

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook shkruan se vendosja e reciprocitetit me Serbinë është e drejtë dhe e ligjshme duke u bazuar në ligjet vendore dhe ato ndërkombëtare.

Ai u bën thirrje qytetarëve serb që jetojnë në veri të Kosovës që të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë.

Postimi:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare.

Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm.

Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin.