Bilanci i COVID/ Shifra të larta infektimesh, 1,019 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1,019 raste të reja me koronavirus nga 2,260 testime të kryera. Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Bëhet fjalë për një qytetare nga Tirana 70 vjeçe dhe një qytetar nga Korça 71 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 27 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 1,159 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 8,580 raste aktive me COVID.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 335 në Tiranë, 67 në Durrës, 57 në Lushnje, 56 në Sarandë, 48 në VLorë, 41 në Shkodër, 38 në Berat, 34 në Elbasan, 31 në Fier, 28 në Kamëz, 26 në Korçë, 20 në Divjakë, nga 16 qytetarë në Krujë, Himarë, 15 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, 13 në Kuçovë, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, nga 9 qytetarë në Kurbin, Maliq, nga 8 qytetarë në Vorë, Dibër, Devoll, Skrapar, nga 7 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Dimal, 6 në Kavajë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tropojë, Patos, Selenicë, Delvinë, 4 në Mirditë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Mat, Përmet, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Roskovec, Cerrrik, nga 1 qytetar në Has, Kolonjë, Belsh.
Statistika (30 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1019
Të shëruar në 24 orë 1159
Të shtruar në spitale 27
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2260
Testime totale 1,916,587
Raste pozitive 311,381
Raste të shëruara 299,258
Raste Aktive 8,580
Humbje jete 3,543
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,695
Fier 686
Durrës 679
Vlorë 454
Elbasan 397
Shkodër 347
Berat 317
Korçë 315
Lezhë 267
Gjirokastër 216
Dibër 129
Kukës 78