‘Shpërthen’ Lewandowski, akuzon Bayernin dhe tregon të vërtetën e transferimit te Barça

Në një intervistë, sulmuesi polak, i cili prej pak javësh është lojtari i ri i Barcelonës, drejton gishtin kundër klubit bavareze, duke specifikuar se vullneti i tij për të ndryshuar skuadër nuk ishin absolutisht i lidhur me Erling Haaland, i cili më pas zgjodhi Manchester Cityn.

 

Robert Lewandowski siguroi se vendimi për t’u larguar nga Bayerni ishte i tij dhe akuzoi drejtuesit e klubit bavarez se gënjejnë për të. Nënshkrimi i mundshëm i Haaland, i cili në fund zgjodhi Manchester Cityn, ishte një nga aspektet, që u tha se e kishte shqetësuar 34-vjeçari polaku, i cili e hodhi poshtë këtë në një intervistë të gjatë për ESPN, duke këmbëngulur në argumentin e tij.

“Vendimi për t’u larguar nuk është për shkak të kësaj. Disa njerëz nuk e thanë të vërtetën, ndërsa për mua ishte gjithmonë e rëndësishme të isha i qartë. Ky ishte problemi. Në fund diçka nuk funksionoi mirë me mua dhe pashë që ishte koha për t’u larguar nga Bayerni për në Barcelonë. Gjithçka, që ndodhi javët e fundit, ishte shumë politikë.

Klubi u përpoq të gjente argumentet për të më shitur në një klub tjetër.

Ndoshta tifozët dhe unë duhej ta pranonim këtë, edhe pse shumë marrëzi dhe gënjeshtra u thanë për mua”.

Lewandowski foli për përshtatjen e tij në ekipin e ri, diçka që ai beson se është më e lehtë për shkak të përvojës që ka. Duke pasur parasysh afrimet e shumta të skuadrës, polaku beson te versioni më i mirë i Barcelonës.

“Me përvojën time është më e lehtë. Xavi më ka ndihmuar shumë, nuk kemi probleme komunikimi. Edhe shokët e skuadrës, të cilët i përgëzoj, sepse më duan, më ndihmojnë në çdo hap. Ndoshta javët e para do të jenë pak më të vështira, por jam i sigurt, se pas kësaj do të funksionojë çdo ditë, çdo javë më mirë se ajo e mëparshmja”.

Kur të zbresë në La Liga, do të përballet me Benzema, të cilin ë vlerëson shumë si lojtar, por krahasimin me të nuk e pëlqen.