Në një të ardhme jo shumë të largët, Khloe mund ta falë sërish Tristan për tradhtitë

Po po! Siç e lexuat në titull! Megjithëse e ka tradhtuar kaq herë sa s’na dalin më as llogaritë, Khloe ende e do ish-in e saj.

Kështu thonë burimet pranë yllit të “Keeping Up With The Kardashians”.

Pavarësisht të gjitha tradhtive të njëpasnjëshme, poshtërimit, zënkave e mosmarrveshjeve, Khloe ka sërish dashuri në zemrën e saj për Tristan.

Ky i fundit është një person që s’mund të “rregullohet”, por hajde tregoja Khloe-s!

Motrat po i qëndrojnë pranë që ajo të mos bëjë sërish të njëjtën gafë, megjithëse po pret nëpërmjet një nëne surrogate fëmijën e dytë me basketbollistin.

Jo vetëm që dëshironte t’i jepte vajzës True një motër ose vëlla nga i njëjti baba, por duket se ajo ka dashur të ketë gjithashtu vetë më shumë fëmijë nga Tristan!

“Khloe ende e do Tristan dhe nuk do çuditesha aspak nëse kthehen me njëri-tjetrin. Kjo është edhe arsyeja pse klani Kardashian po e shamng Tristan-in. Ata po qëndrojnë pranë Khloe-s sigurisht. Kardashian qëndrojnë gjithmonë të bashkuara”.- tregoi burimi.

E çuditshme dashuria, apo jo?

Rikujtojmë se Tristian është gjithashtu baba i djalit të Prince, 5 vjeç, me ish-in Jordan Craig dhe djalin 7-muajsh Theo me Maralee Nichols.