FOTO/ Rama degdis Ahmetajn, Balluku e preferuara e momentit, votohen ndryshimet në qeveri

Kuvendi ka miratuar me votat e mazhorancës dekretin për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt dhe emërimin e Belinda Ballukut.

Dekreti është miratuar me 76 vota pro dhe 32 kundër. 

Ndërsa është miratuar me 76 pro Majlinda Dhuka si ministre shteti dhe për negociatat me BE.

Balluku i zë vendin Ahmetajt, duke u ulur pranë kryeministrit, ndërsa ish-numri dy i qeverisë përfundon te karriget e deputetëve. 

Ahmetaj ka zënë vend përkrah Damian Gjiknurit, një tjetër i shkarkuar që prej janarit 2019 si ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës, në vend të të cilit shkoi Belinda Balluku. 

Seanca fillimisht nisi me debate dhe tensione. 

Opozita ka reaguar me kritika dhe akuza të forta, pas rrëzimit të kërkesës për debat.

Krytetari i PD, Sali Berisha kërkoi debat, ndërsa mazhoranca refuzoi.

Pas debateve seanca u ndërpre për procesin e votimit të dekreteve të Presidentit.