'Universiteti Mesdhetar', ofertat dhe risitë e reja akademike

Përfaqësuesja e 'Universitetit Mesdhetar' Zirina Llambro ishte e ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto' në Syri TV,  teksa tregoi më shumë në lidhje me risitë që do të sjellë ky Universitet gjatë vitit të ri akademik.

Llambro lajmëroi se një fakultet i ri i është shtuar këtij universiteti dhe është ai i Informatikës.

“Nesër nisin aplikimet online deri më datë 3 gusht, për të gjithë maturantët.

Oferta jonë akademike është një ofertë e shpallur tashmë. Universiteti mesdhetar vjen këtë vit ndryshe i ristrukturuar pas pandemisë. Këtë vit vjen me një fakultet të veçantë për informatikën, me degë në këtë profil, duke parë interesin e shtuar ndër vite.

Tregu i informatikës është një treg ndërkombëtar.”

Llambro gjithashtu tregoi rrugën që duhet ndjekur për të hapur një fakultet të ri teksa tregoi se përveç Fakultetit të Infromatikës, dy degë të mësuesisë i janë shtuar programit që shpalos ky universitet.

“Për të hapur një universitet të ri natyrisht ka rregull specifike, hartohen kurrikula të mirë menduara, ne bëmë një studim të gjerë pamë cilët degë ishin të domosdoshme dhe pamë që Fakulteti i Informatikës kishte shumë kërkesa, dhe në fakt kështu rezulton se dhe pse aplikimi nis nesër, interesi ka filluar që në muajt e mëparshëm.

Ne këtë vit vijmë më dy degë të reja që janë degë të mësuesisë, për ciklin parashkollor por dhe për arsimin fillor. Duke parë nevojat dhe risitë që këkon ky lloj profesioni ne kemi menduar që këto programe të vijnë ndryshe, të kenë fokus psikologjinë e fëmijëve”, u shpreh Llambro.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: