FOTO/ Arta Nitaj publikon pozat joshëse nga pushimet në Itali

Arta Nitaj këto ditë ka nisur pushimet verore.

Bukuroshja nga Peja fillimisht ishte në Spanjë për të vazhduar në Itali atje ku sot ka postuar imazhe të reja.

Modelja ka pozuar nga Positano i Italisë teksa dukej në formë të mirë.

Arta shihet e veshur me një fustan me ngjyrë te kaltër me dekolte të hapur.

Të shumta kanë qenë edhe pëlqimet dhe komentet nga ana e admiruesve të saj që ishin kryesisht pozitive.

Ndërkohë, kujtojmë që Arta e cila u bë e njohur përmes serialit kosovar “O sa mirë” dhe në videoklipet e Dafina Zeqirit.