‘Unë në fotografi me qenin, ata më komentonin 'Cili është qeni?!'- Humori i kryebashkiakut kosovar

Kryetari i komunës së Drenasit në Kosovë, Ramiz Lladrovci, njihet për energjinë pozitive dhe humorin që ka. Në një intervistë të dhënë mbrëmë, Lladrovci ka shkëmbyer eksperiencat e tij me ndjekësit dhe qytetarët që i komentojnë në rrjete sociale.

Lladrovci tregoi se si dikur prekej nga çdo koment negativ, por, ai që e shpëtoi nga kjo brengë ishte këshilltari i ri që kishte marrë.

“Tani unë kam një këshilltar prej katër vjetësh, se një viti kam vuajtur shumë, që më ka këshilluar, më ka thënë as nuk ke për të lexuar komente, as ke për t’u dhënë përgjigje, as s’ke për t’u marrë me ta!

Ke për të menduar veç për të punuar më mirë e çfarë duhet t’i thuash qytetarit! Kështu që kam prej 4 vjetësh që fle i çliruar!

Më ka bindur që nuk duhet të merrem me komente…Se tani komentet, qofshin të mirë, qofshin të keq, nuk i marrë për bazë më, qesh dy herë dhe e kapërcej, ia… lëshoj ujin”, tha Lladrovci në ATV

Kryetari i Drenasit veçoi sidomos një koment që kishte marrë kur kishte publikuar një foto me qenin e tij.

“Dilja me qenin tim në fotografi e më bënin: Cili është qeni?”, tregoi më tutje Lladrovci duke qeshur.