Kukësi fillon fazën përgatitore, ja sfidat miqësore që verilindorët do të luajnë në Turqi

Kukësi ka filluar përgatitjet për tu bërë gati për sezonin e ri, me objektivin që është fillimi i titullit kampion.

Verilindore këtë fazë do ta kryejnë në Turqi, ku do të zhvillojë tre sfida miqësore.

Në 29 korrik, skuadra e drejtuar nga Skënder Gega do të ndeshet me skuadrën e Superligës turke, Istanbulsporin. Në 4 gusht Kukësi do të ketë përballë Tuzlasporin dhe miqësoren e fundit do ta luajë përballë skuadrës nga Arabia Saudite, Ettifaq, e cila daton në 9 gusht.