'Po e presim', Eliona Pitarka është gati për fëmijën e dytë

Eliona Pitarka ka zbuluar planet për një fëmijë të dytë gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram.

“Sa shumë po më pyesin, kur ta ketë shkruar Zoti do vijë…. ne po e presim”, iu përgjigj Eliona pyetjeve për një fëmijë të dytë.

Një tjetër ndjekës e pyeti: “Çfarë e bën një raport të shkëlqyer me bashëshkortin, ndonjë këshillë për të martuarit?”

“Komunikimi është gjithçka. Besimi i plotë tek njëri-tjetri, mbështetja maksimale dhe të qenurit ‘fansi’ numër 1 i partnerit/es tënd/e. Të qenit mbi të gjitha shokë të ngushtë! Mos të konsideruarit njëri-tjetrin si ‘burri’ dhe ‘gruaja’ dhe të ndahen detyrat… por të punuarit në skuadër me njëri-tjetrin për të arritur çdo gjë bashkë”, iu përgjigj aktorja.

E pyetur nëse është xheloze për bashkëshortin e saj, Eliona u përgjigj:

“Për të vetmen femër që jam xheloze është Gala”.