Gigi Hadid në një jaht me familjen Beckham

Ata janë miq prej vitesh dhe shpesh pushimet i kalojnë bashkë. Gigi Hadid, një prej modeleve më të kërkuara në botën e modës, i është bashkuar familjes Beckham në bordin e jahtit të tyre të marrë me qira në Saint-Tropez.

27-vjeçarja është shoqe fëmijërie me Nicola Peltz, e cila u martua në muajin prill me djalin e madh të David Beckham, Brooklyn.

Modelja shkëlqente teksa u ngjit në jaht dhe takoi të parin ish-futbollistin David Beckham.

Familja Beckham, që prej javës së kaluar, është duke qëndruar në jahtin 1,6 milionë paund, të cilin e kanë marrë me qira.