Roza Lati merr ofertën ‘e nxehtë’ për ‘Onlyfans’, si reagoi moderatorja

Moderatorja shumë e komentuar, Roza Lati ka marrë një ofertë të çuditshme.

Së fundmi, asaj i kanë propozuar që të bëhet pjesë e platformës “Onlyfans”.

Këtë ftesë e ka bërë të ditur vetë Roza, e cila ka publikuar në Instastory bisedën, ku propozuesi i ka thënë se mund të fitojë deri në 100,000 dollarë në muaj, pa ekspozuar shumë.

Moderatorja e ka refuzuar dhe është nervozuar nga ky veprim dhe ka kaluar në ofendime, të cilat ka vendosur mos t’i ndajë me ndjekësit e saj.

Kujtojmë që aktualisht Roza ndodhet me pushime në Jug, pasi mbylli me sukses sezonin e emisionit të saj “Why Not”