Numri i refugjatëve sirianë kalon shifrën e pesë milionë emigrantëve

 Pragu prej pesë milionë refugjatësh që po largohen nga Siria u kalua, ndërkohë që konflikti ka hyrë në vitin e shtatë, njoftoi sot Komisariati i Lartë i OKB-së për refugjatët (UNHCR).

“Ndërkohë që numri i burrave, grave dhe fëmijëve të larguar në gjashtë vite lufte në Siri ka kaluar pragun pesë milionë, komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për t’i ndihmuar”, theksoi UNHCR-ja në një komunikatë.

“Rreth tre milionë prej tyre ndodhen në Turqi”, sipas të dhënave të UNHCR-së