Sot e nesër, rënie e lehtë e temperaturave

Gadishull i Ballkanit vijon të ndikohet nga masa ajri të nxehta të cilat po ndikojnë në vendin tonë temperatura të larta.

E martë 26 korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      18/33°C
Zona e ulët         15/37°C
Zona bregdetare  20/35°C

Kosova, e martë 26 korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri -Lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 17°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 33°C -35°C .

E mërkurë 27 korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në veri ku do të kemi reshje hsiu dhe stuhi lokale pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      17/32°C
Zona e ulët         18/35°C
Zona bregdetare  22/33°C/ Sipas RTSH