Shkarkimi i Ahmetajt, Berisha: I përfshirë në aferën e inceneratorëve! Vjedhje miliona € edhe në ndërtimin e rrugëve

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi nga Fieri se kryeministri Edi Rama shkarkoi Arben Ahmetajn për t’i shpëtuar aferës korruptive të inceneratorëve. Berisha tha se janë vjedhur miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë.

Kreu i selisë blu deklaroi se Rama vjedh në çdo projekt, ndërsa përmendi ndërtimin e rrugës nga tuneli i Krrabës në Farkë, për 30 mln euro ndërsa zgjerimi i Unazës për 22 mln euro.

"420 mln euro, pyesni për inceneratorin e Fierit. 32 mln euro, që nuk ekziston. 189 mln euro ai i Tiranës, nuk ekziston.

Ndërtohet By Pass-i i Fierit me 2.3 mln euro sepse e ndërtojnë bankat europiane, ndërtohet një rrugë nga tuneli i Krrabës në Farkë, 30 mln euro rruga.

Ndërtohet në Tiranë zgjerimi i Unazës 22 mln euro. Vjedhje pas vjedhje, ato janë paratë e qytetarëve.”-tha Berisha.