Kuvend, miratohen ligjet e paketës së drejtësisë

Mazhoranca ka arritur t’i sigurojë 84 votat e domosdoshme dhe të votojë projektligjet e paketës së drejtësisë sot në Kuvend. Opozita nuk ishte e pranishme, pasi vazhdonte protestën para Kryeministrisë.

Konkretisht u miratuan:

“Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë” – Miratohet me 86 vota.

“Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë” – Miratohet me 88 vota

“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” - Miratohet me 88 vota pro.

“Kodi i Drejtësisë për të Mitur” - Miratohet me 88 vota.

“Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë” - Miratohet me 88 vota

“Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” - Miratohet 

“Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë" - Miratohet

Krahas tyre, u miratuan edhe projektligjet:

“Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes së detyrimeve tatimore” - Miratohet me 86 vota pro dhe vetëm 2 kundër.

“Për lirimin e frekuencave të dixhital – dividentit” - Miratohet me 86 vota.