Leonora Jakupi ka një lajm të mirë për të gjithë fansat

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Leonora Jakupi, nuk ka sjellë më projekte të reja muzikore.

Por, pas këtyre muajve këngëtarja e shumë hiteve ka një surprizë për fansat e muzikës së saj.

Me anë të disa imazheve të reja ajo ka paralajmëruar projektin e ri.

Në bashkëpunim me artistin, Arsim Gashi, diva shqiptarë është në përgatitje të këngës së re e cila është e realizuar edhe me videoklip.