FOTO/ Mesfushori i Kombëtares përzgjidhet në formacionin e javës në Kroaci

Enis Çokaj është vlerësuar maksimalisht këtë fundjavë futbollistike.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare është mes 11-shes më të mirë të javës së 2-të në Superligën e Kroacisë.

Në ndeshjen e djeshme ku skuadra e tij, Lokomotiv Zagreb triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Osijekut, Çokaj dhuroi një asist për golin e parë të takimit.

Në formacionin e javës, sipas faqes së specializuar “Sofa Score”, 23-vjeçari është vlerësuar me notën 8,00.