Koreja e Veriut nxit mjekësinë tradicionale për të luftuar COVID-19

Paju, Koreja e Jugut - Si student i mjekësisë në Korenë e Veriut, Lee Gwang-jin tha se i trajtonte ethet dhe sëmundjet e tjera të vogla me mjekësi tradicionale bimore. Por sëmundja e rwndw mund të sjellë telashe, sepse spitaleve në qytetin e tij rural i mungonin ambulancat, shtretërit, madje edhe energjia elektrike në momente të nevojshme për të trajtuar pacientët kritikë ose të urgjencës.

Kështu që Lee ishte skeptik kur dëgjoi raportet e fundit të mediave shtetërore të Koresë së Veriut që pretendonin se e ashtuquajtura mjekësi tradicionale Koryo po luan një rol me rwndwsi në luftën e kwtij shteti kundër COVID-19, i cili ka vrarë milionanjerwz  në mbarë botën.

"Koreja e Veriut po e përdor shumë ilaçin Koryo (për COVID-19) ... por nuk është një ilaç i sigurt," tha Lee, i cili studioi mjekësinë Koryo përpara se të arratisej nga Koreja e Veriut në vitin 2018 për tw nisur një jetë të re në Korenë e Jugut.

"Dikush që është i destinuar të mbijetojë do të mbijetojë (me një ilaç të tillë), por Koreja e Veriut nuk mund të ndihmojë të tjerët që po vdesin."

Ashtu si shumë pjesë të tjera të jetës në Korenë e Veriut, ilaçi që shteti thotë se po shëron njerëzit e tij të sëmurë po përdoret si një simbol politik. Kjo, thonë ekspertët, përfundimisht do t'i lejojë vendit të thotë se liderët e tij e kanë mposhtur shpërthimin, ku kombet e tjera kanë dështuar në mënyrë të përsëritur, duke ofruar zgjidhje nw vend pa u varur nga ndihma e jashtme.

Ndërsa mediat shtetërore tregojnw histori për efektivitetin e ilaçit dhe përpjekjet e mëdha për tw prodhuar sa mw shumë atë, ka pikwpyetje nëse njerëzit që vuajnë nga sëmundje të rënda po marrin trajtimin që u nevojitet.

Të larguarit dhe ekspertët besojnë se Koreja e Veriut po e mobilizon mjekësinë Koryo thjesht sepse nuk ka mjaftueshëm mjekësi moderne për ta luftuar COVID-19.

“Trajtimi i simptomave të lehta me ilaçin Koryo nuk është një opsion i keq. … Por koronavirusi nuk shkakton vetëm simptoma të lehta,” tha Yi Junhyeok, një mjek tradicional dhe studiues në Institutin Korean të Mjekësisë Orientale të Koresë së Jugut. “Kur mendojmë për pacientët rwndw dhe me rrezik të lartë jete, Koreja e Veriut ka nevojë për vaksina, sisteme të kujdesit urgjent dhe burime të tjera mjekësore që mund t'i përdorë për të ulur vdekjet.

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur Koreja e Veriut pranoi shpërthimin e saj të parë të koronavirusit dhe vendi ka raportuar mesatarisht 157 raste me temperaturw çdo ditë në shtatë ditët e fundit, një rënie e konsiderueshme nga kulmi prej rreth 400,000 në ditë në maj. Ky vend gjithashtu pretendon se vetëm 74 nga rreth 4.8 milionë pacientë me temperaturw kanë vdekur, një shkallë vdekshmërie prej 0.002% që do të ishte më e ulëta në botë nëse do tw ishte e vërtetë.

Pavarësisht dyshimeve të përhapura nga jashtë për të vërtetën e statistikave të raportuara të Koresë së Veriut, nuk ka shenja që shpërthimi të ketë shkaktuar katastrofë në Korenë e Veriut.