Berisha - Ramës: Ke krijuar bankën tënde, për të pastruar paratë me 'hanëmin'

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë të ditur kreu të qeverisë se një ditë do të përgjigjet “me burg” para qytetarëve për paratë që u ka grabitur dhe që po i pastron përmes bankës së drejtuar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

“Edi Rama ka krijuar bankën e vet! – tha Berisha nga sheshi i protestës sot. - Ka emëruar “hanëmen”, zonjën Basha, në krye të bankës për të pastruar paratë  e tij!

Ja ku po të themi se edhe prapa diellit, paratë e tua do t’i gjejmë dhe një për një do të përgjigjesh me vite burgu për paratë e vjedhura!” theksoi ai.