Fisnik Syla i lidhur me moderatoren shqiptare? Ajo nxjerr foton

Pas ndarjes nga Fjolla Morina, Fisnik Syla po përflitet për një lidhje të re.

Thashethemet kanë një muaj që qarkullojnë dhe shkak u bënë disa postime sinkron me moderatoren Ester Bylyku, të emisionit "Glamour zone".

 

Fisniku postoi një video me këngën “Të ka marrë malli” të reperit Stresi.

Krah videos ai shkroi: “Tiranase, a të ka marrë malli të më shohësh?”. 

Pas këtij postimi, Ester, e cila është nga Tirana, ndau një video me vendndodhjen ‘Belgjikë’, ku qëndron biznesmeni, duke shkruar:

“Vij së shpejti tek ti”.

 

Së fundmi moderatorja ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram dhe e pyetur nëse është në lidhje ajo e ka pranuar duke publikuar një foto krah partnerit.

Esteri është siguruar të tregojë vetëm pak nga ai, por kaq është dashur të përflitet se djali në foto ngjason shumë me Fisnikun.