Afera bombastike: Elon Musk shkoi me gruan e themeluesit të Google?

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, mohoi pretendimet se ai ka pasur një aferë me gruan e bashkëthemeluesit të Google. Reagimi vjen në kohën kur ky lajm po dominon mediat botërore.

51-vjeçari Musk reagoi pas raportimeve se afera e tij me gruan e Sergey Brin është arsyeja se pse çifti po shkon drejt divorcit.

Sipas raportimeve, Musk iu ul në gjunjë Brin dhe i kërkoi falje në një festë në fillim të këtij viti, pasi themeluesi i Google kishte mësuar për aferën e Musk me gruan e tij, Nicole Shanahan.

Miliarderi tha se raportimet janë shpifje.

“Sergey dhe unë jemi miq dhe së bashku kemi qenë në një festë mbrëmjen e kaluar. E kam parë Nicole vetëm dy herë gjatë tre viteve të fundit, në të dy rastet me shumë njerëz të tjerë vërdallë. Asgjë romantike”, shkroi Musk.

Sipas raportimit të Wall Street Journal, Musk dhe Nicole kishin një aferë në dhjetor të vitit të shkuar në një aktiviteti kulrutor në Majemi. Kjo bëri që Sergey të kërkonte divorcin në janar të këtij viti.

Nicole kërkon 1 miliard dollarë nga pasuria prej 95 miliardë dollarë e të shoqit.

Sergey dhe Nicole u takuan në vitin 2016. Ajo është avokate dhe sipërmarrëse në fushën e teknologjisë.

Elon Musk është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri të përllogaritur prej 240 miliardë dollarë.