Si u shkarkua Arben Ahmetaj me një njoftim cinik nga Edi Rama

Largimi i Arben Ahmetajt është një çështje që përflitej prej kohësh në redaksitë e Tiranës. Sigurisht jo për faktin se historia e tij me rindërtimin ka mbaruar, por për aferat në të cilat shfaqet emri i tij.

Siç dihet, sa herë afrohen prangat, Rama largon rrezikun që e ka pranë.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama njoftoi largimin e Arben Ahmetajt nga qeveria.

Në mënyrë cinike, njoftimi i parë që u shpërnda pranë redaksive të Tiranës dukej sikur e kishte fokusin te largimi i Zef Mazit, po ashtu në mënyrë të çuditshme pa nisur ende punën e tij.

Megjithatë thelbi ishte largimi i njeriut të pushtetshëm, që ka qëndruar pranë Edi Ramës që nga fillimi i qeverisjes, madje duke u identifikuar shpesh si krahu i djathtë i Ramës.

Ahmetaj u largua për t’u zëvendësuar nga Balluku, duke sinjalizuar se edhe ekuilibrat në PS mund të jenë duke u zhvendosur.

Po nëse Ahmetaj identifikohej bashkë me Ramën në aferat e ndryshme, largimi i tij me një njoftim kaq të shkurtër flet shumë. “Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin,” shkruan Rama më pas.

Si zakonisht, ‘krismat’ e vërteta dëgjohen më vonë.