Bllokimi i mishit nga Brazili, AKU: Brenda normave të lejuara nga ligji

Pas bllokimit të mishit që importohej nga Brazili, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori mostrat për të bërë analizat e këtij produkti.

Mostrat janë çuar në laboratorët e AKU-së, por edhe në laboratorin e referencës pranë ISUV.

“Nga përgjigjet e analizave të ardhura nga laboratorët e AKU-së rezulton se parametrat e mishit që ka ardhur nga Brazili, janë brenda normave të lejuara nga ligji’, njofton AKU.

Meqenëse kanë dalë vetëm përgjigjet e analizave nga laboratorët e AKU-së, produkti do të vijojë të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e analizave edhe nga laboratori i referencës pranë ISUV.