Zbulohet çmimi i madh që do të marrë fituesi i Big Brother VIP Kosova!

Big Brother VIP Kosova do të nisë në sezonin e ri televiziv dhe deri më tani janë zbuluar disa detaje rreth reality show-t, duke nisur nga moderatori që tashmë dihet, tek emrat që kanë marrë ftesat e para, tek personazhet që do të jenë në stafin realizues. 

 

Ndërkohë një detaj tjetër, shumë i rëndësishëm është zbuluar sot, pikërisht nga ai që do të jetë drejtuesi i programit, Alaidin Hamiti, po flasim për  çmimin e madh që do të marrë fituesi.

Shuma që do t'i jepet fituesit, bashkë me trofeun. do të jetë plot 200 mijë euro. 

Një shumë kjo që është më e madhe se çmimi që fitoi Ilir Shaqiri, si fituesi i parë i “Big Brother Vip” në Shqipëri, 100 mijë euro.

Megjithatë duke marrë parasysh dhuratat apo kontratat që u lidhën me finalistët dhe konkurrentët e tjerë të programit, le të themi që në fund është dhënë një shumë goxha më e madhe.