", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/July/24/auto_Barcelona-Real-780x4391658645560.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Barcelona triumfon në El Clasicon para-sezonale ndaj Realit, Raphinha shënoi gol të çmendur

Barcelona ka fituar El Clasicon e para -sezonit ndaj Real Madridit me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm (e diel) në Las Vegas.

Dy klubet e mëdha nga La Liga janë duke zhvilluar fazën përgatitore në SHBA dhe kanë shfrytëzuar situatën për të zhvilluar një ndeshje mes vete.

Takimi i zhvilluar në ‘Allegiant Stadium’ i ka takuar në fund Barcelonës, e cila ishte më e mirë dhe më kërkuese gjatë gjithë ndeshjes.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 27-të me anë të Raphinhas, i cili shënoi një supergol nga distanca për 1-0.

Në pjesën e dytë, si Carlo Ancelotti ashtu edhe Xavi bën nga 11 ndryshime në formacion, për të parë formën e secilit lojtarë, por edhe për të provuar prurjet e reja.

Te Barcelona debutoi polaku Robert Lewandowski, i cili luajti gjithë pjesën e parë, ndërsa te Reali luajtën transferimet e verës si Aurilien Tchouameni dhe Antonio Rudiger.