Leclerc i jashtëzakonshëm në provat e Francës, merr Pole Position

Charlec Leclerc do të nisë nga vendi i parë garën e nesërme të Formula 1, pasi fitoi Pole Position në provat zyrtare të Francës. Piloti i Ferrarit ishte i jashtëzakonshëm sot, teksa ia doli të lejë mbrapa emra tejet të rëndësishëm.

Notë pozitive edhe për Verstappen, i cili u rendit menjëherë pas vendit të parë. I 3-ti qëndron Perez.

Pozicioni i katërt i takon Hamilton, pavarësisht përpjekjeve nuk shkon më shumë sesa kaq. Top 10 mbyllet nga Magnussen.

Gara nesër do të fillojë në orën 15.00 dhe po pritet me padurim nga tifozët.