Përplasja PS-LSI/ Ne në qeveri e punojmë si opozitë? Po ju a nuk jeni në qeveri e punoni si drogaxhinjë

Përplasjet mes PS-së dhe LSI-së me deklarata publike janë bërë më të ashpra dy ditët e fundit. Përplasja e radhës ishte ajo e sotme, mes Saimir Tahirit dhe Luan Ramës.

I pari u shpreh se LSI-ja është në qeveri, në koalicion, por në fakt punon si opozitë. Përgjigja i ka ardhur nga Luan Rama, veç pak më pas.

Por një qëndrim të veçantë ka edhe Ylli Dylgjeri i cili e ka komentuar këtë përplasje që ai e quan si ‘qëndrim të dyfishtë”.

“Mbi qëndrimin e dyfishtë...

Po thuhet në deklaratat politike se LSI është në Qeveri dhe punon si opozitë. OK

Po Ju, a nuk ishit në Qeveri dhe punonit edhe si Drogaxhi? Kush e bën dëmin më të madh?”, shkruan Dylgjeri në Facebook.