Taulant Xhaka bëhet baba për herë të dytë

Futbollisti i njohur shqiptar Taulant Xhaka sot është bërë baba për herë të dytë.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër të një vajze, të cilën e quajtën Maleya, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

 

“Jemi më se të bekuar, Të duam Maleya,  23.07.2022”, shkroi ai.

Rikujtojmë se çifti janë prindër të një djali 2 vjeç.