Ramën nuk e mbajnë nervat, fyen kryebashkiaken: Do të nxjerr jashtë

Kryeministri Edi Rama vazhdon të shfaqet i shpërfytyruar.

Një incident është regjistruar sot gjatë takimit të kryeministrit me kryebashkiakët. Ky takim, që ka hyrë në ditën e tij të dytë, po mbahet në Pogradec.

Teksa fliste kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama është nervozuar me bisedën me zë të ulët të kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, me një koleg të saj.

Rama i ka tërhequr vëmendje që të ndalojë së bëri muhabet, ndërsa e paralajmëroi se do e nxirrte jashtë.

“Ça janë këto muhabete, pse i flet atij?! Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. jo me ty jo, me Rajmondën. Po boll tani, boll!”, iu drejtua Rama.