Sekuestrohen 42 kg kanabis në Tepelenë, asnjë i arrestuar

Një sasi droge është sekuestruar në Tepelenë, ndërsa asnjë person nuk është arrestuar ende.

Droga është gjetur gjatë një kontrolli mesditën e djeshme në lagjen “Puleraj”, në fshatin Lekël të Tepelenës.

Gjatë kontrollit të territorit nëpër ferra dhe shkurre, u gjetën në trajtën e kërcejve me boçe dhe gjetheve 42 kg e 200 gr. bimë narkotike të llojit kanabis, bëjnë me dije burime nga policia.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, shtojnë të njëjtat burime.