Hera e dytë që i qëlluan për t'i vrarë, megjithatë ende pa autor atentati në Milot

Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi u qëlluan me kallashnikov në momentin e hyrjes së makinës së blinduar “Toyota Land Chrysler” në sheshpushimin e pallatit.

Sipas burimeve, autorët i kanë pritur për disa minuta, Brahimin dhe Preçin pas një muri dhe në momentin që kanë hyrë me makinë, pranë pallatit, atentatorët kanë zbrazur një breshëri plumbash ndaj tyre.

Ata kanë survejuar çdo lëvizje të tyre deri në momentin e realizimit final të objektivit.

Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje, por ende nuk ka dhënë informacion të ri.

Burimet nga grupi hetimor thanë se Ylli Brahimi ka qënë i përfshirë në biznesin e lojrave të fatit dhe dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Ndërsa, Klisman Preçi është arrestuar për një tentativë grabitjeje me armë në Milot.

Ylli Brahimin kanë tentuar ta vrasin në janar të vitit të kaluar në Milot, ndërsa Klisman (Martin) Preçin në maj të këtij viti në hyrje të Lezhës.