Lazio jep njoftimin zyrtar për Vedat Muriqin

Lazio ka njoftuar zyrtarisht largimin e Vedat Muriqit nga skuadra me sulmuesin e Kosovës që do të transferohet te Mallorca.

Klubi kryeqytetas ka gjetur akordin me spanjollët për të cilët do të paguajnë 10 milionë euro plus bonuset për kartonin e 28-vjeçarit.

Muriqi rikthehet kështu te Mallorca ku shkëlqeu me paraqitjet gjatë huazimit në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar duke shënuar 5 gola në La Liga.