E rëndë, 47 vjeçari i vë flakën vetes në Delvinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Delvinë. Bëhet e ditur se rreth orës 17:35, në afërsi të spitalit të Delvinës, një 47-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë. Dyshohet se qytetari me iniciale Sh.Sh. ka qenë në kushte të rënduara psikologjike. Ai është dërguar në spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.