Vendimi për Berishën, Strazimiri: Qokë që dëshmon se Britania është kthyer në koloni të Sorosit

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar me një shënim në faqen e tij në Facebook pas deklaratës së Sali Berishës se i është ndaluar hyrja në Britani.

“Ish-kolonizatori i 2/3 të botës, sot është kthyer në koloni të 1 individi, spekulantit ndërkombëtar George Soros”, shkruan ish-deputetei demokrat.

Postimi i plotë:

LAJMI I FUNDIT

Vendimi i një kabineti qeveritar të shkarkuar nga parlamenti britanik prej ditësh, madje me iniciativë të vetë ministrave anëtarë, është një "qokë" që dëshmon vetëm se:

* Ish-kolonizatori i 2/3 të botës, sot është kthyer në koloni të 1 individi, spekulantit ndërkombëtar George Soros.

Amerika e Britania këtu nuk hyjnë fare, po fare fare!

Kur kujtoj "misionin britanik" dhe atë që na bënë me Enver Hoxhën, a e dini që nuk ndjej hiç, po hiç keqardhje...?!

"Zoti nuk është mace me të grric", thotë populli.

KAQ!