Bëri bujë me rolin e saj në filmin ‘Barbie’, zbulohet shifra marramendëse që ka marrë Margot Robbie

Margot Robbie është paguar rreth 12.5 milionë dollarë për të luajtur në rolin kryesor të filmit të regjisores Greta Gerwig, bazuar në kukullën ikonike ‘Mattel’ me të njëjtin emër, duke e kthyer kështu atë në aktoren e re më të paguar.

 

Filmi i shumëpërfolur tregon një  “Barbie që dëbohet nga Barbieland sepse ajo nuk është mjaft perfekte” dhe ajo shkon në një aventurë për të shpëtuar Barbieland, vetëm për të kuptuar se çelësi i lumturisë është besimi në vetvete.