Të paktën 18 persona vdiqën gjatë një bastisjeje në një favelë të Rio de Zhaneiros

Të paktën 18 persona kanë vdekur gjatë një bastisjeje të policisë kundër një bande kriminale që kontrollon një favelë në Rio de Zhaneiro, e cilësuar si më e rrezikshmja.

Policia tha se janë vrarë 16 kriminelë, një polic dhe një kalimtar i rastit.

Rreth 400 oficerë policie të armatosur mirë janë vendosur në favela Alemao.

Operacioni, me qëllim arrestimin e kriminelëve që po planifikonin operacione në lagjet rivale, ka zgjatur gjithë ditën, si pasojë e të cilit mijëra persona nuk kanë mundur të dalin nga shtëpitë e tyre.

Mediat lokale raportojnë se disa objektiva mbanin uniforma të ngjashme me uniformat e policisë, gjë që e bënte të vështirë dallimin e tyre.

Në aksion morën pjesë 10 automjete të blinduara dhe katër helikopterë, raporton BBC.