Një shqiptar tjetër tek Interi? Zikaltrit mendojnë shkëmbimin e lojtarëve

Kristjan Asllani nuk është ende një emër i madh në futbollin italian, por Interi dhe tifozeria e tyre e ka pritur në Milano sikur të ishte një yll i futbollit europian.

Tashmë, Interi po mendon të sjellë në Milano një tjetër lojtar të kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Atalantës, Berat Gjimshiti.

Deri para pak kohësh, Gjimshiti ishte i paprekshëm te zikaltrit e Bergamos, por sot, ata e shohin si një mundësi largimi në merkato.

Interi po mendon të ofrojë Valentino Lazaro në shkëmbim të Berat Gjimshitit, sipas raportimit nga “Sportmediaset”.