CR7 i dëshpëruar, insiston për të firmosur me 'armiqtë' e Realit

 

Cristiano Ronaldo e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Manchester United. Agjenti i yllit portugez, Jorge Mendes i ka ofruar shërbimet e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” shumë klubeve, por të gjithë po e refuzojnë.

Në ditët e fundit gjithçka është përqendruar te një rikthim në La Liga, por jo te Reali. CR7 dëshiron të vazhdojë karrierën tek Atletico Madrid, ekip që do të garojë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ronaldo dëshiron me çdo kusht të aktivizohet në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, ai është gati të ulë pagën sezonale me 30% për të luajtur në “Wanda Metropolitana”, por “Colchoneros” vazhdojnë të refuzojnë.