VIDEO: ‘Kur ti shisje ikona të vjedhura, Kosova mbulohej me gjak’/ Ja çfarë i tha Berisha, Ramës

Edhe pse kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e shkeli rregulloren duke mos lejuar të dëgjohet fjala e kryetarit demokrat, Sali Berisha, Syri TV zbardh deklaratat e tij nga foltorja e Kuvendit.

“Kur ky hallasi dy metra i gjatë shiste ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbulohej me gjakun e bijve të saj. Ky shiste ikona të vjedhura në Paris, në sarajet e Surrelit ka ikonat e vjedhura të kishave të Shqipërisë.

Shkoni dhe pyesni Fatos Nanon.

Këtij dymetroshi që është siç është, mund t’i them shumë fjalë të tjera por nuk dua. Por i them vetëm kaq: kur djemtë e Kosovës derdhën gjak, ti shisje ikona të vjedhura.

Kur PD shpallte moton një komb, një qëndrim dhe mbështeste UÇK-në, ti spiunoje, ti shisje ikona të vjedhura.

Përsëri mbetesh një hajdut ordiner që e ke nisur jetën tënde duke shitur ikona të vjedhura,” tha Berisha.