Jo vetëm Koulibalyn, Chelsea nënshkruan me një tjetër mbrojtës

 

Kalidou Koulibaly nuk do të jetë goditja e vetme e Chelsea në mbrojtje. Sipas asaj që raportohet nga mediat angleze, “Blutë e Londrës” kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Jules Kounde.

Chelsea do të paguaj rreth 60 milionë euro për kartonin e mbrojtësit ku janë të përfshira edhe bonuset. Një lëvizje kjo që do t’i jepte mundësinë Sevillas të grumbullonte mjaftueshëm para për të blerë nga Lazio Luis Alberto.

Kounde është kërkuar nga Chelsea prej kohësh, por në fund gjithçka ka dështuar. Megjithatë, tani mbrojtësi francez pritet të krijojë dyshen e mbrojtjes në Londër së bashku me Koulibaly. /oversport.tv